"Pranojani Luginës kontributin për luftën e UÇK-së"
Ish kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe i fshatit Tërnoc të komunës së Bujanocit, Galip Beqiri, njëherit aktivistë i devotshëm i çështjes shqiptare, shprehë shqetësimin e tij pasi nga ana e ish-udhëheqësve të UÇK-së pak flitet për kontributin që kanë dhënë shqiptarët e Luginës për luftën në Kosovë, por edhe ndihmën që kanë dhënë për institucionet paralele në atë kohë.Shkruan: Galip Beqiri
Në shkrimin autorial dërguar portalit informativ Titulli.com, ai thekson se qytetarët e Luginës kanë kontribuar shumë dhe madje kanë ndarë edhe kafshatën e fundit prej gojës vetëm për t’i dalë në ndihmë vëllezërve kosovarë.
Ndihmat nga Lugina kanë qenë të llojllshme, duke filluar prej minatorëve, mbajtja e institucioneve paralele, familja mbanë familjen, 3 përqindëshin etj.
Por nuk duhet harruar se qytetarët e Luginës gjatë periudhës së bombardimeve të NATO-s dhe gjatë eksodit shqiptar ushtruar nga ana e ushtrisë Serbe, shumë familje nga Lugina e Preshevës strehuan vëllezërit shqiptar nga Kosova.
Një numër bukur i madh i të rinjve shqiptar nga Lugina morën pjesë drejtë për së drejti në luftën heroike të UÇK-së, kurse një pjesë tjetër e ndihmuan me forma të ndryshme.
Ne jemi dëshmitar të shumë ndihmave që i kemi dërguar në Kosovë dhe që kemi ndihmuar në forma të llojllojshme Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Ndihmat tona ishin te koncetruara kryesisht në zonën e Drenicës, në Shalë të Bajgorës dhe në zonën e Karadakut. Për këto aktivitete duhen të flasin edhe përfaqësuesit e këtyre zonave të cilët bashkëpunonin në atë kohë me aktivistë të Luginës dhe jo të heshtin.
Me këtë shkrim vetëm dua që të ia përkujtojë ish-komandantëve ndihmat që kanë dhënë qytetarët e Luginës së Preshevës për çlirimin e Kosovës, pasi nuk ka qenë e lehtë për aktivistët e Luginës që ta kryen këtë aktivitet, meqë në të shumtën e rasteve janë burgosur nga pushteti Serbë.
Ndoshta komandantët e mëdhenj nuk kanë qenë në dijeni për këto ndihma, sepse ata janë të mëdhenj, por ata të cilët i kanë pranu këto ndihma duhet t’ia përkujtojnë atyre, se ata harrojnë.
Shkrimi nuk ka ndonjë qëllim që qytetarët e Luginës të futen në korpusin e veteranëve të luftës, apo diçka atë ngjashëm, por së paku Lugina të përmendet (dokumentohet) se e ka ndihmuar luftën çlirimtare të Kosovës.
Autor i shkrimit, ish kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi dhe ish kryetar i fshatit Tërnoc të komunës së Bujanocit, njohës i mirë i rrethanave të luftës.
Opinionet e autorit janë personale dhe nuk paraqesin mendimin e Portalit Informativ-TITULLI